Challandes: Loja me Gjibraltarin është përgatitje për ndeshjen me Malin e Zi

Kosova të enjten do ta zhvilloj miqësoren me Gjibraltarin, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa të hënën luan ndaj Malit të Zi, ndeshje kualifikuese për “Euro 2020”.

Në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Gjibraltarit, ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran, ka thënë se loja me Gjibraltarin është e rëndësishme për përgatitje për Malin e Zi.

Ai po ashtu ka shtuar se Gjibraltari nuk është një kundërshtar i lehtë dhe se e ka studiuar këtë kombëtare.

“E përsëris që loja me Gjibraltarin është e rëndësishme për përgatitje. Nuk është miqësore, por përgatitje për Malin e Zi. Në këtë ndeshje dua të shohë një ekip të fortë që luan mirë, me agresivitet dhe angazhohet maksimalisht. Nëse një lojtar mendon se kjo është miqësore, atëherë do të ketë probleme me mua. Pra, është përgatitore dhe dua ta shohë maksimumin e ekipit. E respektoj maksimalisht Gjibraltarin. Kjo do të thotë se e kam analizuar këtë ekip që luajti me Zvicrën dhe nuk ishte aspak kundërshtar i lehtë edhe pse pësoi 4-0. Gjibraltari është një ekip mirë i organizuar, lufton ka kurajon. Nuk është aspak kundërshtar i lehtë edhe nëse nuk e bëjmë punën si ekip i mirë, atëherë jemi budallenj”, ka thënë fillimisht Challandes.

Challandes ka zbuluar se në këtë ndeshje do t’i jap hapësirë disa lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në kombëtare dhe me klubet e tyre.

“Dua ta shohë se çka mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë minutazhë te Kosova dhe klubet. Për ma është e rëndësishme për vendimet finale kundër Malit të Zi”, ka treguar Challandes.

Po ashtu, Challandes ka treguar se Milot Rashica, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda, Vedat Muriqi e Herolind Shala, priten të pushojnë në ndeshjen e nesërme që mos të rrezikohen për Malin e Zi.

“Rashica ka stërvitur i diferencuar, por do të jetë i gatshëm. Gjithashtu edhe Muriqi e Shala. Do të shohim, nuk do t’i rrezikojmë. Paqarada e Vojvoda pak të lënduar, por do të jenë mirë. Nuk do t’i rrezikojmë, pasi do të jenë gati për ndeshjen e së hënës”, ka cekur Bernard Challandes.