Foto: FFK

Challandes: Jemi gati për ta realizuar ëndrrën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, që luhet të enjten nga ora 20:45, në Shkup.

Trajneri Zvcierian ka thënë se janë gati që ta prekin ëndrrën për kualifikimin në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

“Kemi folur për një ndeshje të tillë para dy vitesh, jo si cak, por si një ndeshje potenciale. Tash ëndrrën mund ta prekim, por nuk jemi në situatën më të mirë, por ne do t’i përballojmë me forcë këto situata për t’i kthyer në favorin tonë. Unë jam optimist dhe jemi gati për të arritur ta realizojmë ëndrrën. Koha po kalon, ndeshja është afër, pra do të luhet nesër dhe ne jemi gati”, ka thënë Challandes në konferencën për media.

Maqedoni e Veriut – Kosovë, luhet në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës D, në Ligën e Kombeve.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Atdhe Nuhiu: Ndaj Maqedonisë së Veriut është ndeshje e jetës për ne