Challandes: Jam shumë i kënaqur me lojën

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur shumë i kënaqur me lojën e treguar nga djelmoshat e tij ndaj Malit të Zi, të cilën ‘dardanët’ e mposhtën me rezultat 2 me 0.

“Mund të them që jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët, me lojën, topi ka qarkulluar mirë”, tha Challandes në një konferencë për media pas ndeshjes së zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Challandes përmendi rastet e shumta për shënim, duke theksuar se gjithë ato raste nuk do t’i kenë në ndeshjet e ardhshme, me Çekinë dhe Anglinë.

“Nuk ka qenë nata e Vedatit dhe Milotit, por s’e konsideroj si problem për ndeshjet e ardhshme”, shtoi ai.