Bernard Challandes

Challandes: Jam i nderuar që jam trajner i Kosovës

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, që Kosova i luan ndan Çekisë dhe Anglisë.

Trajneri zviceran ka thënë se është i nderuar që është trajner i Kosovës.

Ai ka shtuar se kjo është periudha më e kënaqshme në karrierën e tij si trajner.

Po ashtu Challandes ka treguar edhe përshtypjet e gruas së tij për Kosovën.

“Jam i nderuar që jam trajner i Kosovës, i këtij shteti, i këtij populli. Është periudha më e kënaqshme në karrierën time, deri më tani. Në Zvicër ishin skeptikë në fillim pse erdha këtu, por tash po më thonë se keni bërë zgjdhjen e duhur. Kur gruaja ime ishte në Kosovë, u befasua se sa janë të mirë njerëzit këtu, dhe e kuptoi pse jam i lumtur këtu”, ka thënë Challandes.