Challandes: Jam i kënaqur me lojën e treguar, por jo me rezultatin

Bernard Challandes është deklaruar për media, pas fitores së Kosovës me rezultat 1-0, në miqësoren e zhvilluar ndaj Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Challandes ka thënë se ritmi i lojës ka qenë i mirë, por lojtarëve të tij i ka munguar efikasiteti.

Trajneri zvicerian ka treguar se me lojë është i kënaqur, por me rezultat jo.

“Sa i përket ndërtimit të lojës ka qenë shumë e mirë. Në futboll nevojitet efikasitet i cili nga ka munguar. Më duhet të theksoj që mentaliteti i ekipit ka qenë në nivel. Ishte përgatitje e mirë për disa lojtarë i duheshin minuta që të luanin si Kololli e Hadergjonaj, po ashtu kam pasur mundësi t’i shohë edhe mbrojtësit qëndror. Në fund them se me lojë jam i kënaqur, por me rezultat jo”, ka thënë Challandes.

Kosova të hënën luan me Malin e Zi, në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.