Challandes: Jam i befasuar me kritikat e shumta ndaj nesh

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Greqisë, që luhet të mërkurën në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligen e Kombeve.

Trajneri zvicerian ka thënë fillimisht se kanë pasur shumë probleme në skuadër me lëndimin e lojtarëve. Ai ka treguar se Kosova nuk është duke kaluar në periudhë të mirë dhe do të bëjnë më të mirën për fitore.

“Kemi pasur shumë probleme në skuadër, veçanërisht me lëndimet e lojtarëve. Rezultatet nuk janë të mira. Ka qenë zhgënjim i madh pas Maqedonisë, nuk ishte lojë e lehtë ndaj Sllovenisë e nuk është as ndaj Greqisë. Duhet të qëndrojmë skuadër. Duhet të qëndrojë një trajner me skuadër, që ta ndihmojë skuadrën. Nuk kemi kaluar periudhë të mirë. Ta bëjmë më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Challandes.

69 vjeçari është ankuar se po bëhen kritika në drejtim të tij dhe lojtarëve të Kosovës.

“Dy gjëra dua t’i ceki. Në kontingjentin tonë na mungojnë dhjetë lojtarë shumë të rëndësishëm. Nuk dua të flasë për ata që mungojnë, por duhet pasur parasysh kjo kur të bëhen analizat. E dyta jam i befasuar me kritikat e shumta për rezultatet tona. Për mua është pak problem kjo. Unë nuk dua të humbas, por Greqia është Greqi, është vend i madh futbolli dhe ka shumë lojtarë që luajnë jashtë. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk duhet të presim të fitojmë pa problem ndaj Greqisë, Sllovenisë apo Moldavisë. Moldavia, edhe vet trajneri i Greqisë tha se ishte shumë vështirë ndeshja. A e keni parë ndeshjen? Pa atë penallti, pa karton të kuq ndaj Moldavisë, ndoshta Greqia nuk do të fitonte. Nuk është e lehtë për ne. Në rregull më pëlqen të luaj mirë. Nuk është e lehtë të shënosh ndaj Sllovenisë. Lojtarët sllovenë vrapojnë shumë. Nuk ishte e mjaftueshme, por nuk mund të mendojmë se mund të fitojmë e në edicionin e ardhshëm të jemi në Ligën B. Isha pak i befasuar me aq shumë kritika”, ka vazhduar Challandes.