Challandes flet pas zgjatjes së kontratës me Kosovën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën e re me FFK-në, që vlen deri në vitin 2022.

Kryetari i Federatës, Agim Ademi u shpreh i kënaqur me vazhdimin e kësaj kontrate.

“Jemi të kënaqëur të dyja palët dhe diskutimet e kontratës nuk kanë zgjatur më shumë se 10 minuta. Ne do të vazhdojmë prapë me këto rezultate dhe jemi të lumtur që është nënshkru kjo kontratë”, tha Ademi.

Ndërsa përzgjedhësi zviceran tha se Kosova e ka një ekip të ri dhe sukseset duhet t’i ndjekë hap pas hapi.

“Shpresoj të jem një trajner më i mirë, sesa biznesmen, nëse flasim për kontratën. Mendoj se kemi lojtarë të mirë dhe ekip të mirë dhe kjo është ajo çka më intereson më së shumti. Ne duhet të kemi durim, kemi ekip të ri dhe duhet të shkojmë hap pas hapi”, deklaroi Challandes, pasi nënshkroi zyrtarisht kontratën e re.