Challandes flet pas humbjes së Kosovës nga Anglia

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes pas ndeshjes me Anglinë ku Kosova humbi me rezultat 4:0 tha se ekipi bëri disa gabime.

“Patëm disa gabime në fund të lojës që nuk bën t’i bësh kundër një kundërshtari si Anglia. Disa lojtarë u lodhën në fund të ndeshjes. Anglia është shumë e mirë, me efikasitet dhe ne e paguam. Ne ua dhënë Anglisë dy gola, ua falëm.”, tha ai.

Challandes ka shtuar se nuk e njeh ekipin e Maqedonisë së Veriut aq mirë si kundërshtar.

“Nuk e njoh Maqedoninë si kundërshtar aq shumë dhe nuk mund të them për të tani diçka si kundërshtar. Të martën do të shkoj për një vizitë në Shkup. Ne patëm shansin në këto kualifikime, ka qenë objektivi ynë. Ndeshja me Maqedoninë, do të jetë objektivi ynë i ri.  Kemi luajtur mirë, por ajo çka më takon të them është që ne nuk guxojmë të bëjmë driblime në fund të lojës me një kundërshtar si Anglia”, ka shtuar trajneri.

Challandes ka thënë se beson që Anglia është kandidat potencial për ta marr kampionatin evropian kësaj radhe.