Challandes flet para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë

Trajneri Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë.

Trajneri zvicerian ka thënë se Kosova dhe Gjeorgjia janë dy skuadra të përafërta nga cilësia.

”Mendoj se jemi dy skuadra shumë të përafërta. Loja e Kosovës këtu do të jetë shumë e vështirë,” ka deklaruar Challandes.

Challandes ka deklaruar se është i trishtuar që ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve.=

”Ndeshja pa spektatorë nuk është e mirë për ne dhe në veçanti për lojtarët, por ne duhet ta pranojmë këtë situatë. Mirëpo, futbolli për mua është ajo që bëjmë në fushë por me fansat. Jam i trishtë që duhet të luajmë pa spektatorë, por në këtë kohë nuk është e lehtë për shumë njerëz”,

Ndeshja në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovë luhet të enjten nga ora 18:00, në stadiumin “Batumi Arena”.