Challandes: Anglia kurrë nuk ka pasur pritje më të mirë se në Kosovë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për media pas ndeshjes Kosovë-Angli ka folur edhe për pritjen në stadiumin “Fadil Vokrri” që iu bë anglezëve nga tifozët kosovarë.

Ai tha se historia nuk duhet të harrohet, por se në fushë ata janë kundërshtarë.

“Anglia kurrë në jetë s’ka pasur pritje të tillë që të gjithë tifozët ta valëvitnin flamurin e  tyre. Historia është e tillë, nuk duhet harrohet. Ata kanë ndihmuar, ashtu si edhe Zvicra. Ne mund ta falënderojmë, por si ekip, u kam thënë lojtarëve që sot ata i kemi kundërshtarë i kemi, armik. Si duket ata e harruan këtë dhe ata në fund na mundën”, tha Challandes.

Sipas tij, në përgjithësi kjo e sotmja ishte një ndeshje e mirë dhe shembull.

“Por ajo çka më mundon mua është që humbëm 0:4”, tha trajneri i Kosovës.