Cengiz Under në Milan, Suso në Romë, klubet italiane i shkëmbejnë lojtarët

Drejtori sportiv i Milanit, Zvonimir Boban, i ka nisur kontaktet me Milanin, për sulmuesin anësor Cengiz Under, raporton, Calciomercato.com.

Milan është në kërkim të një sulmuesi anësor, pasi Stefano Pioli, nuk po llogaritë më në sulmuesin spanjoll Suso, i cili nuk i përshtatet në formacionin 4-4-2, që është duke e praktikuar trajneri i Milanit.

Si zëvendësues ideal i Susos, shihet Cengiz Under, i cili mund të luaj edhe në formacionin 4—4-2 dhe në atë 4-3-3.

Por, edhe Roma janë në kërkim të një sulmuesi anësor, pas lëndimit të Nicolo Zaniolos, dhe problemeve me lëndime të shpeshta Henrikh Mkhitaryanit.

Ky shkëmbim i lojtarëve do t’i konvenonte të dy skuadrave, pasi të dy lojtarët në skuadrat përkatëse janë duke qëndruar në bankën rezervë.