Çeki – Kosovë përfundon pjesa e parë me barazim (FOTO)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në “Doosan Arena” të Plzenit.

Çekët e kanë dominuar këtë pjesë të parë, duke i bërë 11 goditje në drejtim të portës të Kosovës, por falë portierit Arijanet Muricit, nuk kemi pësuar gola.