Çeferin: Serie A do të përmbyllet, unë jam optimist dhe i sigurt

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka folur për periudhën në të cilën po kalon futbolli europian si pasoj e pandemisë së coronavirusit.

Kampionati më i përfolur është ai i Italisë, pasi ky shtet është më i prekuri në Europë nga coronavirusi.

Çeferin në një intervistë për Ekipa, ka thënë se është optimist sa i përket rifillimit të Serie A.

“Seria A do të përmbyllet. Unë jam optimist dhe i sigurt edhe pse tani, nuk mund të premtoj ose garantoj asgjë. Gjithçka do të varet nga situata në secilin vend. Seria A nuk është pjesë e komandës së UEFA-s, por unë mund të garantoj se nuk do të rrezikojmë jetën e njerëzve dhe se të gjithë do të veprojmë në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për secilën ligë, pasi qeveritë të na japin dritën jeshile”, ka thënë Çeferin.

Po ashtu, Çeferin ia bërë me dije se nëse pezullohen tërësisht kampionatet, atëherë vendit të parë do t’i takoj titulli.

“Ndërsa gara për titull në Serie A është e ngusht , Liverpooli ka 25 pikë më shumë në krye të Premier League. Unë nuk shoh se si ne mund ta lamë pa titull Liverpool. nëse kthehen në lojë, ata me siguri do të fitonin Premier League. Nëse nuk rifillojmë të luajmë, këshillohet që të shpallim kampionët e secilës ligë.Sa i përket Champions League, ne presim që ajo të përfundojë me të njëjtin format që kishte përpara pezullimit”, ka deklaruar i pari i UEFA-s.