Çeferin paralajmëron pasoja për klubet që e themeluan Superligën Europiane

Projekti i Superligës Europiane ka dështuar ende pa filluar mirë nga 12 klubet nga La Liga, Premierliga dhe Serie A.

Vetëm klube si Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Milan nuk janë tërhequr nga ideja e Superligës Europiane.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin folur për idenë e Superligës Europiane. Ai ka treguar se pronarët e Romës dhe të Marseille i kishin premtuar se nuk do të bëheshin pjesë e kësaj lige.

“Unë fola me pronarët e Romës dhe Marseille, të cilët janë miliarderë amerikanë dhe kanë deklaruar publikisht se ata kurrë nuk do të hynin në një ligë të tillë, sepse ata respektojnë tifozët dhe traditën e klubeve të tyre. Është e padrejtë të thuash që pronarët amerikanë janë të ndryshëm, edhe nëse është e vërtetë që sistemi i tyre sportiv është i ndryshëm” , ka thënë fillimisht Ceferin për 24ur.

Çeferin ia ka bërë me dije klubeve të cilat e kishin themeluar Superligën iu duhet të bashkëpunojnë me UEFA-n, për të pasur bashkëpunim me ta.

“Ne do të flasim për futbollin, por në takime, unë do të vendos se kush ulet pranë meje. Kështu që, mund ta vendos dikë pak më larg. Nëse këto klube dëshirojnë të luajnë përsëri në konkurrencën tonë, ata do të duhet të na afrohen dhe ne do të duhet të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur, por unë nuk dua të hyj në detaje, pasi ne ende po flasim me ekipin tonë ligjor”, ka thënë Çeferin.

53 vjeçari ka thënë se të gjithë ekipet që e konfirmuan pjesëmarrjen në Superligë ishin gabim. Ai ka shtuar se nuk u befasua nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Ata e pranuan gabimin e tyre dhe e kuptuan se ishin gabim. Të gjithë bëjmë gabime. Në një farë mënyre, unë isha i zhgënjyer nga të gjithë, por duhet të them se ndoshta Barcelona është ajo që më zhgënjeu më pak. Presidenti Joan Laporta u zgjodh vetëm kohëve të fundit dhe unë fola me të dy ose tre herë. Ai ishte nën një presion të madh për shkak të situatës financiare që trashëgoi. Kjo ndodh kur ju paguani shumë lojtarë dhe nuk merrni rezultate”, ka thënë Aleksander Çeferin.

Çeferin ka marrë shembull Bayernin si skuadër e cila nuk ka borxhe.

“Shikoni Bayern Munichun: ata nuk kanë borxhe dhe kanë fituar Ligën e Kampionëve. Unë isha në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Bayernit Karl-Heinz Rummenigge dhe Joachim Ëatzke të Borussia Dortmund. Ata më ndihmuan shumë, si dhe Presidentin Nasser Al-Khelaifi, i cili logjikisht duhet të kishte qenë një nga të parët që merr pjesë në Superligën Evropiane”, ka thënë ai.

Ai ka ironizuar me Real Madridin dhe Juventusin duke thënë se orari i ndeshjeve ishte vetëm mes këtyre dy skuarave në Superligën Europiane duke e quajtur qesharake.

“Sot, një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës. Ishte qesharak, sepse vetëm Real dhe Juventus luajnë çdo ditë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër. Shumë gjëra kanë ndodhur 24 orë pas kongresit, por pres më shumë lajme deri të premten”, ka thënë i pari i UEFA-s.

Çeferin ka thënë se pret që të gjithë klubet ta kuptojnë gabimin e tyre dhe t’i vuajnë pasojat.

 

“Mendoj se ata që pretendojnë të jenë plotësisht të qetë në këtë situatë nuk po thonë të vërtetën. Situata është shumë e komplikuar për ta dhe jo për UEFA-n, e cila ka 235 nga 247 klube në krah. Në të vërtetë, 244 klube. Ata janë të gjithë me ne. Dje kam marrë mesazhe me tekst mbështetjeje nga pothuajse çdo klub në Evropë. Pra, tani presim që të gjithë ta kuptojnë gabimin e tyre dhe të vuajnë pasojat. Ne do të flasim për të javën tjetër”, përfundoi presidenti i UEFA-s.