Çeferin optimist se kampionati europian do të mbahet në vitin 2021

Kampionati europian “Euro 2020”, i paraparë të mbahej këtë verë në 12 qytete nikoqire është shtyrë për vitin 2021, për shkak krizës së krijuar nga coronavirusi.

UEFA, e ka shtyrë kampionatin europian, në mënyrë që ligat europiane, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës, të përfundojnë deri në gusht të këtij viti.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin në një intervistë për “El Mundo Deportivo”, ka thënë se është optimist për kampionatin Europian që pritet të mbahet në vitin 2021.

“Po do të vija bast për këtë. Nuk e di pse nuk bën të mos ndodh kjo. Nuk besoj se virusi do të qëndrojë përgjithmonë. Situata është serioze, por po përmirësohet dhe jemi më të kujdesshëm tash. Dimë më tepër për virusin dhe për tash jam optimist”.