Çeferin falënderon Infantinon për mbështetjen

UEFA dhe FIFA kanë dalë kundër formimit të Superligës së Europës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e ka falënderuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infatinon për mbështetjen që ia ka dhënë për mos ta lejuar krijimin e kësaj ligë.

Infatino ka thënë se FIFA e përkrah UEFA-n plotësisht në këtë betejë kundër top klubeve europiane për krijimin e Superligës.

“Ju treguat se ju interesojnë vlerat e futbollit. Dhe nëse qëndrojmë së bashku, ne jemi të pamposhtur”, tha Çeferin pas përkrahjes që e mori nga Infantino.

Infatino kundërshton Superligën Europiane