Cavani nuk largohet nga Parisi

Edinson Cavani do të mbyllë sezonin me PSG-në.

Media e njohur franceze e futbollit “L’Equipe” raporton se Atletico Madridi dështoi të përmbushte kërkesat financiare të kampionëve francezë, të cilët kërkonin rreth 30 milionë euro për të lënë të lirën uruguaianin.

Klubi spanjoll dha dy oferta për të blerë 32-vjeçarit (njëra 10 milionë euro dhe tjetra 15 milionë euro), të cilat ishin tepër larg për të kënaqur drejtuesit e PSG-së.

Në përpjekjen e tretë, Atletico tentoi që të përfshinte si pjesë të operacionit të blerjes së Cavanit futbollistin e vet Tomas Lemar, por edhe ky variant u hodh poshtë nga kampionët francezë.

Cavani u dha lamtumirën shokëve të skuadrës së PSG-së, por duket se kjo lamtumirë shtyhet për fundin e sezonit, kur lojtarit i skadon kontrata dhe mund të largohet me parametër zero.