Cavani nuk e konsideroi kurrë transferimin në Inter

Edison Cavani do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit të këtij viti, pasi i skadon kontrata me Paris Saint Germainin.

Sulmuesi uruguaian pritet t’i bashkohet Atletico Madridit në merkaton e verës.

Në javët e fundit Interi, ka hyrë në garë për Edison Cavanin, pasi Dries Mertens, do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.

Por, Ander Herrera, ka thënë për gazetën spanjolle “AS”, se Cavani dëshiron të luaj në La Liga.

FCInterneës.it, shkruan se Cavan kurrë nuk e ka konsideruar transferimin te Interi.

Sipas mediave italiane, Cavani kishte nënshkruar kontratë me Atletico Madridin që disa muaj.

Cavani do t’i përfitoj 10 milionë euro në sezon te Atletico Madrid dhe do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare.