Cavani mund t’i bashkohet Interit si zëvendësues i Alexis Sanchezit

Edison Cavani në qershor të këtij viti është lojtar i lirë, pasi nuk e ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germain.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Cavani iu është propozuar Interit vet përmes agjentit të tij.

Uruguaiani mund t’i bashkohet italianëve si zëvendësues i Sanchezit, i cili prite të kthehet në Manchester United.

Megjithatë mediat franceze shkruajnë se PSG, do t’i ofrojë kontratë të re Cavanit deri në vitin 2022, nëse Interi nuk bashkëpunon me francezët për shitjen e Mauro Icardit i cili është i huazuar Parisi.

Transferimi i Cavanit në Itali nuk është diçka e re për të, pasi më herët ka qenë pjesë e Palermos dhe Napolit.