Casemiro: Përballja është ende e hapur

Real Madrid është mposhtur nga Manchester City me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të 1/8, së finales në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët ishin të parët që kaluan në epërsi me Iscon, por City riktheu gjithçka në favor të vetin në fundin e ndeshjes.

Pas ndeshjes, mesfushori brazilian Casemiro ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s.

Mesfushori brazilian beson se Reali ka forcë që ta kthej rezultatin në ndeshjen e kthimit në Angli.

“Përballja është ende e hapur. Ne luajtëm 75 minuta spektakolar kundër një skuadre të madhe. Më pas në vetëm 15 minuta nuk bëmë atë që duhej bërë. Kjo është arsyeja pse u kthyen ata dhe anuluan epërsinë tonë. Ne kemi shumë punë para nesh. Nëse ekziston një skuadër që mund të rikthehet nga një disavantazh i tillë, atëherë është Real Madridi”, ka thënë Casemiro për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndeshja e kthimit Manchester City – Real Madrid, luhet me 17 mars.