Casemiro dhe Hazard infektohen me COVID-19

Real Madrid ka njoftuar se Casemiro dhe Eden Hazard, kanë rezultuar pozitiv në testet e COVID-19, të cilët janë kryet të premten në mëngjes.

“Real Madrid informon se lojtarët tanë, Casemiro dhe Eden Hazard, kanë rezultuar pozitivë në testet e COVID-19 të kryera të premten në mëngjes”, ka njoftuar klubi spanjoll.

Reali ka konfirmuar se lojtarët tjerë de stafi trajnues kanë rezultuar negativ.

“Të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit të parë dhe stafi trainues, si dhe punonjësit e klubit që punojnë drejtpërdrejt me skuadrën u testuan negativisht”,  ka njoftuar Reali.

Casemiro dhe Hazard do t’i mungojnë Realit për ndeshjen e të dielës ndaj Valencias.