CAS ia zvogëlon dënimin Neymarit

Sulmuesi brazilian i PSG-së, Neymar, ka marrë lajme të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit  Sportiv (CAS).

CAS, ka vendosur që t’ia zgoëlojë dënimin sulmuesit të Parisit, në Ligën e Kampionëve, nga tri në dy ndeshje pezullim.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi ai i ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së, në Ligën e Kampionëve nga Manchester Unitedi.

Neymar do t’i mungoj Parisit, në ndeshjen kundër Real Madridit dhe kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

Ylli brazilian në këtë fundjavë u rikthye të luaj për francezët, duke shënuar një supergol.