Carlo Ancelotti: Tifozët e Liverpoolit kanë frikë nga unë

Carlo Ancelotti ka nisur që tani t’i ngacmoj rivalët lokalë të Evertonit, Liverpoolin.

Trajneri italian, të shtunën e kaluar u zyrtarizua trajner i Evertonit, pasi më herët ishte shkarkuar nga Napoli, për shkak të rezultateve të dobëta.

Ancelotti, ka dhënë një deklaratë ngacmuese ndaj rivalit lokal, Liverpoolit për “The Mirror”.

Ai ka thënë se tifozët e Liverpoolit, po kanë frikë prej ardhjes së tij te skuadra e Evertonit, pasi ai i ka mposhtur disa herë ata me ekipe të ndryshme.

“Unë po shëtisja në qytet dhe takova disa tifozë të Liverpool. Dukej sikur kishin frikë nga unë. Tifozët e Liverpoolit shqetësohen kur më shohin pasi unë e kam  mposhtur ekipin e tyre të dashur disa herë me ekipe të ndryshme, ” ka thënë Ancelotti.

Kujtojmë se Carlo Ancelotti, më herët ka drejtuar skuadrën e Chelseas me të cilën e ka fituar Premierligën në sezonin 2009/2010.