Caktohen zyrtarët e xhiros së 14 në Superligën e Kosovës në futboll

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve sot i ka caktuar referët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 14 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë Prishtina – Feronikeli.

Në këtë ndeshje gjyqtar kryesor do të jetë Tefik Maloku, i shoqëruar nga asistentët Driton Preniqi dhe Elvis Bicaj.