????????????????????????????????????

Bylbyl Sokoli flet para ndeshjes ndaj Trepçës ‘89

Skuadra e Prishtinës, të mërkurën prej orës 16:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, do të përballet me Trepçën ’89, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Prishtina nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi nga tri ndeshje të zhvilluar i ka grumbulluar vetëm një pikë, duke i humbur dy ndeshje të tjera, dhe ndeshjen ndaj Dukagjinit do ta zhvilloj në fund të shtatorit.

Trajneri i kësaj skuadre Bylbyl Sokoli, ka folur për ndeshjen e nesërme, për faqen zyrtare të klubit.

Sokoli ka thënë se kërkon që Prishtina ta rikthej vetëbesimin nesër. Ai po ashtu ka konfirmuar rikthimin e Leonit Abazit, dhe mungesën e Ahmed Januzit.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli.

????????????????????????????????????