Buffon paralajmëron se do të luajë deri në moshën 44 vjeçare

Gianluigi Buffon mbrëmë bëri paraqitjen 10-të në këtë sezon për Juventusin në fitoren me rezultat 3-0, ndaj Crotones.

Italiani arriti që ta mbaj portën e pa prekur duke treguar paraqitje të mirë.

Buffon vendosi rekord në Serie A, sa i përket paraqitjeve, duke bërë paraqitjen 645 në karrierë.

“Gjërat po shkojnë mirë deri më tani dhe nëse vazhdojnë kështu, atëherë do të vazhdoj të luaj edhe sezonin tjetër. Në momentin që shoh se diçka nuk po shkon mirë, do të ndaloj së luajturi. Por, tani për tani po ndihem shumë mirë dhe në formë”, është shprehur Buffon, pas përfundimit të ndeshjes.