Buffon hynë në histori të Serie A, thyen rekordin e Maldinit

Portieri italian Gianluigi Buffon ka hyrë në histori të Serie A, si lojtari që ka bërë më së shumti paraqitje 648 në ligën italiane.

Buffon ka thyer rekordin e Paolo Maldinit i cili i kishte bërë 647 paraqitje në Serie A.

Vendin  tretë e mban Francesco Totti me 619 paraqitje, kure vendin e katërt Javier Zanetti me 617 paraqitje.

42 vjeçari në Serie A, është paraqitur vetëm për dy ekipe, për Parmën nga vitit 1994 deri në vitin 2001 dhe për Juventusin nga viti 2001 deri në vitin 2018, për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.

Buffon u kthye në Juventus në verën e vitit 2019 dhe do të qëndrojë te bianconerët deri në vitin 2021, pasi para disa ditëve ka nënshkruar kontratë të re me italianët.