Buffon dëshiron të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Portieri italian Gianluigi Buffon dëshiron të luajë futboll deri në vitin 2023.

Por, portieri italian nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni.

43 vjeçari dëshiron që të luajë deri në moshën 45 vjeçare te bianconerët duke vendosur rekorde të paraqitjeve në Serie A.

“Në kokën time, është përfundimisht një datë kur do të ndaloj së luajturi. Maksimumi është deri në qershorin e vitit 2023.“Mirëpo, gjithashtu mund të tërhiqem pas katër muajve”, ka deklaruar Gianluigi Buffon.

Buffon në vitin 2019 u kthye në Juventus, pasi për një sezon ishte pjesë e Paris Saint-Germain.

Italiani karrierën e tij e nisi në vitin 1995 duke luajtur për 26 vite radhazi me skuadra si Parma, Juventus dhe PSG.

Me fanellën e Juventusit Buffon ka fituar dhjete tituj në Serie A dhe disa trofe tjerë, ai po ashtu ka fituar titullin e botës me Italinë në vitin 2006.

Në këtë sezon Buffoni i ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat.