Bruno Ferandes ka një kërkesë për ta vazhduar kontratën me Manchester Unitedin

Bruno Fernandes do ta vazhdojë kontratën e tij te Manchester Unitedi, vetëm nëse një gjë të tille e bënë edhe Paul Pogba.

Fernandes e sheh Pogban si çelësin kryesor për suksesin e Unitedit për t’i bërë konkurrencë Manchester Cityt për titullin e Premierligës.

Kontrata e Pogbës i skadon në verën e vitit të kaluar dhe sinjalet janë që mesfushori francez do të largohet nga Manchester Unitedi.

28 vjeçarit Manchester Unitedi i ka ofruar kontratë pesë vjeçare me pagë prej 200 mijë eurove në javë.

Por, Fernandesi dëshiron t’i dijë ambiciet e klubit për tregun e transferimeve siç janë Erling Haaland dhe Jadon Sancho, yjet e Dortmundit që janë lidhur me transferimin e tyre të mundshëm në United.

Bruno Fernandes iu ka bashkuar Manchester Unitedit në vitin e kaluar për 55 milionë funta nga Sportingu.