Broja: Për fanellën e Shqipërisë bëj gjithçka

Heroi i Shqipërisë në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë ishte sulmuesi Armando Broja.

Broja e shënoi golin e fitores për Shqipërinë duke i shtuar gjasat për kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”.

Ai ka thënë se është i gatshëm të bëj gjithçka për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Gjithmonë kam besim se do të shënoj. Në të gjitha ndeshjet dua të shënoi gol, ta ndihmoj ekipin. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për veten. Kam qenë i dëmtuar, s’kam stërvitur pardje. Më pyeti trajneri a jam i gatshëm të hyjë në ndeshje dhe i thash po. I thash po se për fanellën e Shqipërinë bëj gjithçka. Kam hyrë me besimin të shënoi gol”, ka thënë Armando Broja.

Sulmuesi i Southamptonit beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës ndaj Polonisë.

“Në ndeshje nuk kam pasur dhembje. Ka qenë mirë. Të shohim nesër në stërvitje. Kemi shpresa shumë për vendin e dytë. Do të besojmë gjithmonë. Të gjithë kemi dëshirë të luajmë në Kupën e Botës. Do të jetë gjë e madhe. S’jemi vend i madh, por kemi shpirtin. Shpirtin na dallon me të tjerët. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë para”, ka theksuar ylli i ri i Shqipërisë.