Brahim Diaz i Milanit shërohet nga COVID-19

Sulmuesi i AC Milan, Brahim Diaz është shëruar nga infektimi me COVID-19. Ky lajm është bërë i ditur nga ekipi italian Milan.

Sulmuesi i AC Milan, i kishte munguar grupit në dy ndeshjet e fundit, kundër Portos në Ligën e Kampionëve dhe kundër Bolognas në kuadër të ligës italiane.

Edhe pse është shëruar, ai pritet të mungojë edhe sonte kundër Torinos ndërsa do të jetë i gatshëm në derbin ndaj Romës.

Deri më tash Diaz ka zhvilluar shtatë ndeshje për Milan dhe ka shënuar tre gola dhe një herë ka asistuar.