Borussia Monchengladbachi e mposht 5 me 0 Bayernin

Borussia Monchengladbach e ka befasuar Bayern Munichin duke e mposhtur me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për 1/16-ten e finales në Kupën e Gjermanisë e njohur si DB Pokal.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 2-të me mesfushorin Kouadio Konen.

Në minutën e 15-të Ramy Bensebaini shënoi për 2-0.

Ishte përsëri Bensebaini që shënoi për 3-0 në minutën e 21-të.

Breel Embolo shënoi për për 4-0 në minutën e 51-të.

Ishte përsëri Embolo që shënoi për 5-0 në minutën e 57-të.