TURIN, ITALY - NOVEMBER 26: Leonardo Bonucci of Juventus looks on during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Atletico Madrid at Allianz Stadium on November 26, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Bonucci: Unë jam mirë, por këto ditë kanë qenë të vështira

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka folur për ditët e izolimit që i kanë pasur futbollistët e Juventusit.

Te Juventusi, tre futbollist kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Bianconerët tashmë kanë dalë nga karantina dhe janë të lirë që t’i kryejnë obligimet e tyre jashtë shtëpisë.

32 vjeçari ka thënë se për të kanë qenë ditë të vështira dhe nuk shfaqur simptoma të gripit.

“Unë jam mirë, por këto ditë kanë qenë të vështira. Vetizolimi ka mbaruar sot. Nuk kam shfaqur simptome dhe isha me fat”, ka thënë Bonucci për “Juventus TV

Bonucci ka thënë se stërvitet 3 orë në ditë në oborrin e tij.

“Me fëmijët e mi dhe bashkëshorten në shtëpi, këto ditë kanë qenë plot ngjarje dhe nuk kanë qenë të mërzitshme. Kam luajtur në oborr me djalin tim Lorenzon siç luanim dikur. Këto janë gjëra që i sheh më pak tash, kështu që më ka prekur. Kemi vendosur që të luajmë ashtu një herë në ditë. Çdo mëngjes kam marrë një mesazh me ushtrimet që duhet të bëjmë. Unë zakonisht stërvitem rreth orës 3 pasdite, së pari ushtrime me biçikletë statike, më pas pompa e ushtrime tjera. Jam me fat që e kam oborrin pak më të madh dhe mund të bëjë vrapime”, ka thënë mbrojtësi i Italisë.

Leonardo Bonucci në këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor te bianconerët pas lëndimit të Chiellinit duke e bartur shirtin e kapitenit.