Bonucci: Është mëkat të pësoj dy gola nga goditjet e dënimit

Atletico Madrid dhe Juventus, kanë barazuar me rezultat 2-2, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Juventus, ishte në epërsi prej dy golave, por vendasit arritën që ta barazonin rezultatin në fund të takimit.

Të dy golat Atletico i shënoi me kokë dhe nga goditjet e dënimit.

Kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonuci është deklaruar pas ndeshjes, duke thënë se është mëkat që t’i pësosh dy gola nga goditjet e dënimit.

“Në pjesën e parë, Atletico ishte duke bërë shumë presing dhe nuk ishim mirë në qarkukullimin e topit, por kur u përmirësuam atëherë filluan të vinin edhe mundësinë. Është mëkat të pasosh dy gola nga goditjet e dënimit. Bëm një paraqitje të madhe, por duhet të jemi më të fokusuar, sepse kjo po na ndodh shumë shpesh. Të gjithë duhet të jenë më të përqendruar. Një skuadër si e jona nuk mund të pësoj kaq shumë gola nga goditjet e dënimit. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona për golat e pësuar dhe të lajm rrobat me dyert e mbyllura”, ësht deklaruar Bonucci.