Boksierja kosovare një hap larg medaljes në kampionatin botëror

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është vetëm një fitore larg medaljes botërore, në kampionatin botëror të boksit ‘Stamboll 2022’.

Siç ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, Donjeta Sadiku ka mposhtur 5:0 sot Jocelyne Tshamala nga Kongo, në kategorinë 57 – 60kg.

Me këtë fitore, sipas KOK-ut, Sadiku është kualifikuar në çerekfinale.

“Donjeta Sadiku ka shënuar tjetër fitore bindëse në Kampionatin Botëror “Stamboll 2022”. Ajo mundi 5:0 Jocelyne Tshamala nga Kongo, kategoria 57-60 kg.Me këtë fitore, Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe është vetëm një fitore larg medaljes botërore”, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.