foto: Ilustrim

Boksieri 15 vjeçar vdes pas një aksidenti me traktor         

Boksieri 15 vjeçar Ensar Mujota, ka vdekur të premten me 15 maj, pas një aksidenti me traktor në Shtime.

Boksieri 15 vjeçar ishte rrokullisur me traktor të premten rreth orës 16:00, pas plagëve të marra ishte dërguar në QKUK nga është konfirmuar vdekja e tij.

Federata e Boksit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar për vdekjen e 15 vjearit.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj në emër të Bordit të FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Mujota dhe KB ‘Skender Salihut’. Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij te KB ‘Skender Salihu’ në Shtime. Ai u dallua si sportist i vërtetë dhe u shqua si një djalë shembullor dhe i afërt me të gjithë”, është shkruar nga zëdhënësi i FBOXK-së, Latif Demolli, në rrjetet sociale.

KALLXO.com, ka raportuar të shtunën për këtë aksident tragjik

 

Shtime, vdes një person pasi rrokulliset me traktor