Boksierët kthehen në stërvitje më 1 qershor

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, ka njoftuar se boksierët kosovar do t’i kthehen stërvitje prej 1 qershorit.

Bordi i FBOXK, ka thënë në njoftim se si sport individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stërvitjeve.

Stërvitjet fillimisht do të jenë në grupe të pjesshme duke i respektuar rekomandimet e organeve të rëndësishme, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Fillimisht të gjithë hapësirat sportive do të dezinfektohen, pastaj në stërvitje nuk do të lejohen më shumë se tetë persona, duke synuar që të mbahet distanca fizike.