Boks: Edhe Shpëtim Bajoku kampion ballkanik

Pas Bashkim Bajokut, titull të kampionit të Ballkanit ka siguruar edhe vëllai i tij, Shpëtim Bajoku.

Kampionati ballkanik për senior është duke u mbajtur në Zagreb të Kroacisë, kampionat i cili ishte mjaftë i suksesshëm për vëllezërit Bajoku.

Shpëtimi garoi në finale të kategorisë deri 64 kilogramë dhe e mposhti njërin prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë, Rexhildo Zeneli.

“Edhe Shpëtim Bajoku kampion i Ballkanit. Ai mundi njërin ndër boksierët më të mirë të Shqipërisë, Rexhildo Zenelin”, ka njoftuar FBOXK.

Boks: Bashkim Bajoku kampion ballkanik, mposht boksierin e Serbisë