Boatengi mund t’i bashkohet Lazios

Jerome Boateng është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Bayernin.

Gjermani është në kërkim të një klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

32 vjeçari ka nisur bisedimet me Lazion të cilat kanë avancuar në një fazë të madhe.

Po ashtu, Boatengu mund t’i bashkohet edhe Romës, me kërkesën e Jose Mourinhos.

Tuttomercatoweb, shkruan se bisedimet mes Boatengut edhe Lazios janë në një fazë të avancuar.

Lazio për momentin është pa trajner, pasi Simone Inzaghi është larguar nga klubi i cili do t’i bashkohet Interit.