‘Bleacher Report’ sjell dokumentar fantastik për Kosovën (VIDEO)

Paraqitjet e mira të Kombëtares së Kosovës në futboll, në Ligën e Kombeve dhe në fazën e grupeve të eliminatoreve për “Euro 2020”, kanë bërë që shumë media botërore të shkruajnë për “Dardanët”.

Media e fundit ndërkombëtare që e ka bërë një dokumentar fantastik për Kombëtaren e Kosovës është mediumi i njohur britanik “Bleacher Report”.

‘BR’ theks të veçantë i ka dhënë tifozërisë fantastike të Kosovës, “Dardanët”, të cilët e mbështesin kombëtaren e tyre në humbje apo në fitore.

“Kosova ka një popullsi prej më pak se dy milionë banorë, por 100 mijë tentuan të merrnin bileta për ndeshjen e fundit në shtëpi”, ka shkruar ‘Bleacher Report’.

Dokumentari është realizuar nga gazetari James Piotr, i cili i ka përcjellë disa ndeshje të Kosovës së bashku me “Dardanët”.

Piotr, ka treguar për dashurin që tifozët e kanë për futbollin, se si në ditët kur luan Kosova është gjithçka për ta.

Ai po ashtu në dokumentar i ka dhënë rëndësi edhe legjendës Fadil Vokrri.