Bie sajti për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovës - Çeki

Pas paralajmërimit se gjatë ditës së sotme do të dalin në shtije online biletat e ndeshjes Kosovë- Çeki, bie sajti zyrtar për shitjen e biletave për këtë ndeshje.

TIKS. APP, sajti zyrtar nga ku edhe duhet të blihen biletat në online është jashtë funksionit.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot përmes një komunikate se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje sot pasdite.

Biletat, sipas FFK-së mund t’i blini nëpërmjet platformës online tiks.app.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe  Çekisë në futboll e vlefshme për kualifikimet në Evropian zhvillohet me 7 shtator në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 15:00.

Sot dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki