Betim Haxhimusa nënshkruan kontratë të re me Dritën

Sulmuesi ferizajas, Betim Haxhimusa, do të jetë lojtar i Dritës deri në vitin 2022, ka njoftuar skuadra gjilnaasepërmes faqes zyrtare në Facebook.

Haxhimusa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ish-kampionët e Superligës, pas përformancave të mira të treguara në këtë sezon.

Drita e kishte transferuar Betim Haxhimusën në vitin 2018-të nga skuadra e Gjilanit.

“Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusen edhe për dy vitet e ardhshme, kështu që Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022. Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne”, ka njoftuar skuadra e Dritës.