Besiktasi kampion i Turqisë

Besiktasi është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Turqisë, pas fitores me rezultat 1-2, ndaj Goztepes në kuadër të xhiros së fundit në Superligën e Turqisë.

Vida i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 10’.

Ozturk e barazoi rezultatin në minutën e 24’.

Ghezzal e shënoi golin e fitores për Besiktasin në minutën e 69’.

Pas kësaj fitoreje Besiktasi pozicionohet në vendin e parë me 84 pikë, po aq pikë sa ka edhe Galatasaray në vendin e dytë. Por, Besiktasi ka bilanc të mirë në dy ndeshjet ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Ky është titulli i 16-të në histori të klubit për Besiktasin.