Besart Berisha zyrtarizohet te FC Prishtina

Futbollisti shqiptar, Besart Berisha është transferimi me i ri i klubit të kryeqytetit FC Prishtina.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit përmes bwrw në rrjetin social Facebook.

‘’Pas një̈ karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës ‘bardhekaltër’ për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë’’, thuhet në njoftimin për media nga FC Prishtina.

Berisha më herët kishte pasur edhe paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa para se të transferohet në Prishtinë ai ishte pjesë e ekipit nga Australia, Western United, ku pati një performancë të mirë duke shënuar 7 gola në 23 ndeshje të zhvilluara në sezon 2020\2021.