Besa shënon fitoren e parë në Superligë

Besa e Pejës ka shënuar fitoren e parë në Superligë për sezonin 2020/2021, duke e mposhtur Trepçen ’89 me rezultat 2-1.

Ardit Tahiri i kaloi vendasit ë epërsi në minutën e 8’.

Besa e dyfishoi epërsinë me Da Silvan në minutën e 34’ nga penalltia.

Mysafirët u ngushtuan epërsinë me Ardian Mujën në minutën e 65’.

Deri në fundin e ndeshjes u dhanë edhe dy kartonë të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Shpëtim Murtezi.

Pas kësaj fitoreje Besa e Pejës mbetet në vendin e nëntë me tri pikë.

Kurse Trepça ’89 në vendin e tretë me gjashtë pikë.