Bersant Celina mungon në stërvitjen e Kosovës (VIDEO)
31.8.2021 - 13:10
Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo është stërvitja e fundit e “Dardanëve” në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.
Kosova do të udhëtojë nesër në mëngjes në Batumi, kurse të enjten më shtator do të përballet me Gjeorgjinë.
Në stërvitjen e Kosovës u vërejt mungesa e mesfushorit Bersant Celina, i cili është i ftuar për ndeshjet e shtatorit.
Celina nuk ishte prezent as në stërvitjen e parë të hënën në mbrëmje.
Përveç Celinës, në stërvitje ishin prezent të gjithë lojtarët, përfshirë këtu edhe ardhjen e mbrojtësit të krahut Armend Thaqi.
PRË TA PARË VIDEON KLIKONI KËTU.