Bernardo Silva shkëlqen në fitoren e Manchester Cityt ndaj Watfordit

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Watfordit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Raheem Sterling e hapi serinë e golave duke shënuar për 0-1 në minutën e 4-të.

Për 0-2 shënoi Bernardo Silva në minutën e 31-të.

Ishte përsëri Bernardo Silva që shënoi në minutën e 63-të për 0-3 për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Cuchon në minutën e 74-të.

Pas kësaj fitoreje Manchester City ngjitet në vendin e parë me 35 pikë.

Ndërsa Watfordi mbetet në vendin e 17-të me 13 pikë.

Bernardo Silva është zgjedhur lojtari i ndeshjes.