Bernard Challandes: Jemi gati për Çekinë

Trajneri i Kombëtares së Kosvës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Çekisë, që luhet nesër në “Doosan Arena” në Plezen prej orës 20:45.

Challandes ka thënë se Kosova janë të gatshëm për këtë ndeshje në të kundërtën do të rrinin në Prishtinë.

“Jemi gati e qartë, nëse nuk do të ishim gati do të rrinim në Prishtinë. Muriqi është një problem. Do të gjejmë zgjedhje, nuk kemi një Muriqi tjerët, e as të ngjashëm. Jemi ekip. Në këto situata unë pres një përgjigje nga një lojtarë por nga ekipi”, ka thënë fillimisht trajneri zvicerian.

Selekotri i Kosovës ka thënë se është e vështirë tani për Kosovën dhe këtë gjë e ka ditur prej fillimi.

“Tani është më e vështirë për ne. Ne e dinim që nga fillimi që grupi do të jetë shumë i vështirë. Zëvendësimi i Muriqit dhe skema e lojës? Është puna ime të vendos, por është edhe puna ime të mos flas për formacionin në konferencë. Sylavhi nuk më ka treguar kush luan në vend të Schick e as unë nuk tregoj”, ka shtuar Bernard Challandes.