Bernard Challandes është shokuar pas krijimit të Superligës Europiane

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka komentuar formimin e Superligës Europiane.

Zviceriani ka thënë se është i shkuar nga dëshira e disa klubeve për ta krijuar një Superligë Europiane.

69 vjeçari ka krikuar 12 klubet që kanë pranuar të luajnë në një projekt të ri privat i ndarë nga Liga e Kampionëve. Ai ka theksuar se krijimi i një gare tjetër nuk është në të mirë të futbollit.

“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për “rfj.ch”.

Challandes ka drejtuar skuadrën e Cyrihut në Ligën e Kampionëve.