Foto: FFK
Challandes e vazhdon rrugëtimin me Kombëtaren e Kosovës
27.8.2020 - 17:10
Trajneri zvicerian Bernard Challandes, ka rinovuar kontratën me Kombëtaren e Kosovës deri në vitin 2022.
Marrëveshjen e re e ka bërë publike Federata e Futbollit e Kosovës.
Challandes sot ka nënshkruar kontratë dy vjeçare në takimin që ka pasur me Kryetarin e FFK-së, Agimin Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihun.
Bernard Challandes iu bashkua Kosovës në vitin 2018, me insistimin e ish-presidentit legjendar, Fadil Vokrri.
Kosova dy ndeshjet e radhës do t’i luaj më 3 dhe 5 shtator ndaj Moldavisë dhe Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombëve.